Jeta Osh Qef

Hedhja e kryqit në Berat, i riu që triumfoi
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 06.01.2017, 11:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sot është festuar në shumë rrethe të vendit dita e "Ujit të Bekuar". Gjithashtu është zhvilluar ceremonia festive e hedhjes së kryqit në ujë.

Kryqi, simbol i kësaj feste hidhet në lumin Osum dhe disa të rinj apo edhe bura pak rendësi ka, qëndrojnë në ujërat e ftohta të lumit dhe sfidojnë njëri-tjetrin për kapjen e tij. Kësaj radhe kryqi është kapur nga djali me bluzë blu, i cili merr edhe bekimin kishës dhe  të banorëve.

Sot ndryshe nga vitet e tjera, këta të rinj përveç ujit të ftohtë dhe temperaturave të ulëta, janë përballur edhe me borën, e cila vazhdon të bjerë flokë-flokë në këtë qytet.

Ndërkaq i riu i cili ka arritur që të nxjerrë kryqin nga uji në Urën e Goricës,  troket derë më derë ku merr bekimin e qytetarëve, ndërsa shpërblehet edhe me një shumë monetare si dhe thuhet se uji i bekuar do t'i sjellë atij dhe familjes së tij fat gjatë gjithë vitit.