Jeta Osh Qef
Home

Anxhela Peristeri sulmon Rudinën pasi e injoroi në emision live: Më doje të mirën, por…
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 11.01.2017, 12:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një incident “hot” i ka ndodhur Anxhela Peristerit dy ditë më parë teksa ka qenë e ftuara e Rudina Magjistarit. Këngëtarja është shfaqur në studio me një dekolte më të theksuar se ç’jemi mësuar ta shikojmë.

Megjithatë, e kontaktuar nga “Vip Pages”, ajo ka theksuar se shfaqja ekstravagante në fakt ka qenë një incident nga ana e saj dhe askush nuk e ka vënë në dijeni. Më tej Anxhela është shprehur se nuk ka nevojë të nxjerrë gjoksin për famë pas çmimeve të fituara.

“Nëse do të doja t’i nxirrja, do t’i nxirrja në ndonjë emision tjetër”, ka thënë këngëtarja, duke nënvizuar që një gjest të tillë s’e ka bërë as kur ka qenë 20 vjeçe e jo më sot. Megjithatë, për një gjë mbetet e sigurt: shfaqja e dekoltesë së saj ka korrur më shumë sukses sesa çmimet apo këngët e saj.

Ditët e fundit jeni përfolur për bluzën me dekolte të theksuar që kishit ditë më parë tek emisioni “Rudina”; si i keni parë këto komente?

Sa është përfolur dekolteja nuk është përfolur ndonjëherë zëri. Është çudi e madhe!

Pse ka shkaktuar gjithë këtë zhurmë në rrjetet sociale ky episod?

Sepse unë nuk i nxjerr ndonjëherë, prandaj. Mendoni se e kishit realisht dekoltenë të ekzagjeruar për një emision? Po, e kisha, por më kishte rënë bluza. Dhe, asnjëri nga ata që më duan të mirën s’më thanë që “ngrije pak bluzën”.

Mendoni se u dukët seksi?

Të jesh seksi nuk mendoj se ka të bëjë me dekoltenë apo me ndonjë pjesë të trupit. Ishte një incident i vogël që u përfol, por meqë u përfol, besoj se do të ketë qenë e bukur.

Si e prite batutën e Rudinës teksa t’u drejtua live me fjalët “Sa fresk paske ardhur”?

Nuk e kuptova për çfarë ma tha. Para se të fillonte emisioni, unë kisha shumë ftohtë në korridor dhe mendova se ma tha për këtë, nuk e kapa që e kishte për dekoltenë. Vetëm kur e pashë në foto e kuptova.

Është mërzitur Anxhela nga këto lajme që kanë qarkulluar dy ditët e fundit?

Jo, nuk mërzitem për gjëra kaq të vogla. Unë dhe reagova për t’u treguar të gjithëve që ishte një incident. Sepse, nëse do të doja t’i nxirrja, do t’i nxirrja në ndonjë emision tjetër, në orët e mbrëmjes, te Çani për shembull.

Keni dëgjuar lajme apo fjalë, që, Anxhela e ka nxjerrë vetë dekoltenë e saj për të shkaktuar këtë zhurmë në rrjetet sociale; si u përgjigjeni këtyre “akuzave”?

Unë mendoj që vij nga dy çmime shumë të suksesshme në “Këngën Magjike”, si dhe nga një çmim i rëndësishëm në “Your Face Sounds Familiar” dhe nuk kam nevojë për të tilla gjëra. Pastaj, po të ishte për t’i nxjerrë do t’i kisha nxjerrë kur isha 20 vjeçe, që isha më e freskët, më e dobët, por tani nuk mendoj që bëj lajm 30 vjeçe duke nxjerrë gjoksin.

A mendon se bën më shumë bujë me lajmin se ke nxjerrë gjoksin sesa me çmimet e marra apo me këngët e vlerësuara?

Pas kësaj që ndodhi këto dy ditë, po, e mendoj.

/Gazeta Shqiptare/