Jeta Osh Qef

“Bëhu prostitutë”, i riu rreh vajzën në Tiranë tenton ta fusë në taksi, por…
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 11.01.2017, 16:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
gjykata-e-Tiranes

Jonader Bami 25 vjeç është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg nën akuzën e përndjekjes ndaj një të reje në Tiranë. Ai duke shfrytëzuar të kaluarën e vajzës e kërcënonte këtë të fundit që të bëhej prostitute sepse paratë që do të fitonin do t’i shpërndanin bashkë dhe se do ta mbronte jo vetëm ai, por i gjithë fisi i tij.

Duke qenë se vajza nuk kishte pranuar, ky e përndiqte sapo dilte nga shtëpia. Rasti më flagrant ishte momenti, kur 25-vjeçari e rreh vajzën dhe tenton ta hipë me zor në makinë, por taksisti nuk nuk pranuar t’i marrë dhe është larguar menjëherë.

Pikërisht veprimi i taksistit e ka shpëtuar vajzën e cila e ka denoncuar menjëherë në polici 25-vjeçarin.