Jeta Osh Qef

Pas shumë vitesh edhe Ulqini “zhytet” në borë
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 11.01.2017, 19:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ndërkohë që një pjesë e madhe e qyteteve shqiptare u “pushtuan” nga dëbora, ditët e fundit reshjet kanë përfshirë edhe qytetin e Ulqinit.

Më konkretisht këtë mbrëmje kanë nisur të bien flokët e para të dëborës, të cilat po vijojnë edhe në këto momente, por nuk janë tepër të dendura.

Bora  ka zbardhur paksa rrugët dhe trotuaret, por ende nuk ka shkaktuar probleme në qarkullim, ndërsa në qytetin bregdetar të Ulqinit rënia e flokëve të bardha është një fenomen i rrallë. Fotot janë bërë nga K.Kashoxha, A. Rexha, Xh. Shata, J. Veliqi