Jeta Osh Qef

Vlorën e ka harruar bora por deti e mban me të mira, fantastike çfarë kanë kapur peshkatarët
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 11.01.2017, 20:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ndërsa të gjitha qytetet e Shqipërisë janë zbardhur nga bora, duket se të vetmet që nuk e kanë pasur këtë kënaqësi këtë vit janë Tirana, Fieri e Vlora. Të paktën deri tani në këto tre qytete nuk është raportuar për ndonjë flok dëbore, por në Vlorë diçka e bukur është kapur sot.

Bëhet fjalë për një peshkaqen tigër i peshkuar nga anija Leo. Siç thotë qytetari, peshkaqeni është 4,5 metër i gjatë dhe rreth 350 kg.

Duket një gjallesë mjaft e bukur që ka për tu shijuar shumë vlonjateve, të cilët të paktën do të kënaqen me këtë ushqim, pasi bora duket se i ka harruar deri tani.