Jeta Osh Qef

Sonte edhe Tirana u mbulua nga bora, por a e dini se çfarë do të ndodhë në fundjavë?
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 11.01.2017, 22:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Capture

Siç nuk kishte ndodhur prej shumë vitesh bora këto ditë ka mbuluar Sarandën. Himarën dhe gjithë bregdetin jugor. Madje mbrëmjen e sotme, dëbora zbardhi edhe Tiranën.

Sipas sipnotikanëve reshjet e dëborës do të vijojnë edhe gjatë natës, por duke filluar që nga e premtja do të riaktivizohen masa të paqëndrueshme atlantike të cilat do të sjellin reshje shiu në ultësirën përendimore.

Për sa i përket zonave malore, fundjava do të sjellë reshjet e borës, por më e mira e gjithë kësaj është se duke filluar që nga e premtja do të rriten temperaturat deri në 13 gradë në bregdet.