Jeta Osh Qef

Shmagni kalimin te ''Rruga e Elbasanit'' në Tiranë, shihni se ç'po ndodh
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 11.01.2017, 23:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Përveçse gëzim te qytetarët, bora e rënë në kryeqytet ka sjellë shumë vështirësi në qarkullim. Situata më problematike paraqitet te ''Rruga e Elbasanit'', ku trafiku është shumë i rënduar.

Rastin në fjalë e ka denoncuar deputetja e parlamentit Mimoza Hadarmataj.

''10 minuta reshje bore në Tiranë dhe u bllokua Rruga e Elbasanit në ngjitje për tek Sofra e Ariut.

Mendoni se cfarë po vuajnë banorët në Veri dhe Verilindje të vendit prej disa ditësh të izoluar.

....e kthyer mbrëmë nga Tropoja, ku disa fshatra janë të izoluara, nuk mund të jem aspak euforike për borën që po bie në Tiranë'', ka shkruar deputetja Mimoza Hadarmataj e cila ka postuar video nga bllokimi i ''Rrugës së Elbasanit''.