Jeta Osh Qef

5 cm borë ra në Tiranë, u bë nami në Aeroportin e Rinasit, 1000 pasagjerë presin në të ftohtë
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 12.01.2017, 09:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Orë të gjata në pritje, pleq dhe fëmijë dhe në fund marrin vesh se udhëtimet janë anuluar. Kjo është situata që ka kapluar Aeroportin e Rinasit.

Qytetarët të indinjuar nga pritja e gjatë dhe më pas nga anulimi janë shprehur se nuk e pranojnë anulimin e fluturimit në kohën kur atyre u duhej të bënin check in, ata thonë se janë 1000 persona të mbledhur dhe se askush nuk po u jep asnjë informacion, aeroporti Nënë Tereza është bërë katastrofë nga rrëmuja.

“Ka ra 5 cm borë dhe është bërë nami në aeroportin Nënë Tereza. Nuk ka një borë pastruese, por pritet të dalë dielli që të shkrijë borën. Edhe pse qielli sot është i kthjellët të gjitha udhëtimet po anulohen. Të paktën mos të na njoftonin në moment të fundit ose të na thonë se çfarë të bëjmë tani."