Jeta Osh Qef
Home

Vajza bëni kujdes, mos shkoni në shtrat me një djalë pa i parë me kujdes këto detaje
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 24.01.2017, 22:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Capture-161

Të saktësosh se a është i sinqertë mashkulli nuk është gjë e thjeshtë. Megjithatë, shabllone të caktuara të sjelljes mund t’ju ndihmojnë. Cilat janë më të shpeshta? Mësoni në tekstin në vijim.

Lexoni “midis rreshtave”

Mjaft shpesh lëvizjet flasin më shumë se fjalët. Ekzistojnë shenja të sigurta, por edhe të thjeshta, të cilat tregojnë për josinqeritetin e tij, ndërkaq këto janë shenjat më të shpeshta të cilat më së lehti zbulojnë josinqeritetin, transmeton Telegrafi.

Largimi i shikimit

Kjo është mënyra e sigurt që të dini se diçka po ndodh dhe që diçka nuk është në rregull me tregimin të cilin jua ka thënë. Nëse do të jetë i sinqertë, nuk do të frikësohej që t’ju shikojë drejtpërdrejt në sy.

Nuk mund të përsërisë atë që jua ka thënë

Nëse dyshoni në sinqeritetin e tij, thjesht, që ditën e nesërme apo pas pak ditësh kërkoni që t’ju tregojë sërish (p.sh. le ta ritregojë daljen me shoqërinë, në të cilën ju nuk keni qenë).

Mban duart në xhepa derisa flet

Mbajtja e duarve në xhepa do të thotë që diçka po fsheh. Gjithashtu, nëse luhatet para-prapa, edhe kjo është një shenjë që nuk po ta thotë të vërtetën.

I pavendosur para se të japë përgjigjen

Është tregues i rëndësishëm që nuk po jua thotë të vërtetën, pa marrë parasysh se ka pasur justifikim të mirë. Mbajeni në mend që pavendosmëria kurrë nuk është shenjë e mirë.

Shqetësimi

A luan me unazën të cilën e ka në dorë? Kinse është i zënë rreth rregullimit të thonjve? A i rregullon shpesh flokët me gishtërinj apo mban dorën në mjekër? Të gjitha këto janë shenja shqetësimi dhe dhe nervozizmi, të cilat tregojnë se ai nuk është i sinqertë.