Jeta Osh Qef
Home

"Ventouris Ferries" surprizë në muajin mars për ata që udhëtojnë drejt Italisë
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 01.02.2017, 17:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

catsVentouris Ferries, kompania e cila realizoi për herë të parë në Shqipëri "Black Friday", ka një tjetër lajm të mirë për udhëtarët që shkojnë drejt Italisë dhe anasjelltas.

Për më shumë komoditet dhe shërbim sa më të mirë, kjo kompani informon blerjen e tragetit RIGEL III (Ish-Regina della Pace), i gjatë 135 m dhe në gjendje të udhëtojë me shpejtësinë 20 nyje detare. Ky traget që i shtohet flotës së Ventouris Ferries do t'i nënshtrohet punimeve për t'iu përshtatur standardeve të Kompanisë dhe do të hyjë në shërbim në linjën Itali-Shqipëri duke filluar nga muaji mars 2017.

Trageti ka një kapacitet prej 1800 pasagjerësh dhe 450 makinash, disponon 950 shtretër në kabina me banjë, poltrona, restorant, bar e kazino.