Jeta Osh Qef
Home

Ky është shteti ku shqiptarët do lëvizin pa viza duke filluar nga 1 prilli
Nga: D.Cani | Publikuar më: 10.03.2017, 19:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Konsulli i Përgjithshëm i Ukrainës në Mynih i përfaqësuar nga Vadym Kostiuk, ka deklaruar se nga data 1 prill do të hyjë në fuqi marrëveshja midis Ukrainës dhe Shqipërisë e cila do çojë në heqjen e vizave për qytetarët e të 2 shteteve.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar në 6 nëntor të 2016 nga  ministri i jashtëm Ukrainian Pavlo Klimkin dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati,

Vadym Kostiuk e ka bërë të ditur lajmin në llogarinë e tij në Facebook, ku ndër të tjera shkruan:

“Më 1 prill 2017, do të hyjë në fuqi marrëveshja midis Këshillit të Ministrave të Ukrainës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për anulimin e ndërsjellë të kërkesave për viza, nënshkruar në Tiranë më 4 nëntor të vitit 2016”.

Qytetarët e Ukrainës dhe shtetasit shqiptarë që përdorin dokumente të vlefshme udhëtimi (pasaporta të huaja, dokumente identifikimi) mund të hyjnë, të largohen dhe të qëndrojnë pa viza në territorin e shtetit të palës tjetër kontraktuese për një periudhë që nuk i kalon 90 ditë brenda 180 ditëve.