Jeta Osh Qef
Home

Lëviz në 176 vende pa viza, cila është pasaporta më e fuqishme në botë?
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 12.03.2017, 08:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
auto_pasaporta_suedeze1489217211

Një raport, i cili është marrë më analizën e pasaportave për të zbuluar se cila është më e fuqishmja në botë, tregon se vendin e parë e zë pasaporta suedeze.

Sot një suedez ka të drejtë të shkojë pa viza në 176 vende të botës, ndryshe nga një amerikan, ku sipas këtij raporti pasaporta amerikane zë vendin e 36-të.

Për sa i përket pasaportës shqiptare në këtë raport të publikuar nga “Nomad Capitalist” thuhet se ajo zë vendin e 83-të.

Kriteret në të cilat është bazuar ky raport për të zgjedhur pasaportën më të fuqishme në botë, janë, taksat ndërkombëtare dhe liritë civile, lëvizja e lirë dhe reputacioni global.