Jeta Osh Qef
Home

Doni ta bëni për vete përdorni këto lëvizje vajza
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 19.03.2017, 13:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
2378801d5f07c4bbbb8d85b612ec8d98Vajza merrni një laps dhe një letër dhe i shkruani këto këshilla, sepse realisht do ju duhen nëse po kërkoni të bëni një djalë për vete. Fillimisht nisni të luani me flokët, dihet që është taktikë e vjetër, por që ndikon shumë. Nëse keni flokë të bukur dhe të gjatë, mos vazhdo ti flasësh, por luaj me flokët ndërkohë shikoje edhe drejt e në sy. Por bëni kujdes vajza flokët duhet të jenë të larë. Këshilla e dytë që kemi për ju është, shqiptoni emrin e tij, sidomos në rastet kur jeni me shoqërinë. Sa herë që të nisësh të marrësh fjalën kujdesu që fjala e parë të jetë emri i tij.

Edhe buzëqeshja është shumë e rëndësishme, askush nuk pëlqen të ketë dikë afër që qëndron i mërzitur. Por bëni kujdes mos qeshni në mënyrë të sforcuar, por sa më natyrale vajza. Zbuloni se çfarë i pëlqen dhe i flisni për të me orë të tëra pa u lodhur, ky detaj është shumë i rëndësishëm për një djalë. Por bëni kujdes duhet të tregoni interes rreth asaj çështje edhe sikur të mos ju interesoj fare. E nëse doni t'ia tërhiqni plotësisht vëmendjen shtiruni sikur ndiheni keq, jo deri në pikën sa atij do i duhet të lajmëroj ambulancën për ju. Mjafton të shtireni sikur keni marrje mendsh dhe mbështesni kokën tek supi i tij.

Këshilla e fundit, por jo më pak e rëndësishmja është shikojeni nga koka deri te këmbët, por më shumë fokusohuni tek sytë dhe buzët e tij. Vetëm vështrojeni dhe mos i flisni, lini heshtjen të flas për ju. E kështu ai do ta kuptoj mesazhin që ju po i dërgoni. Nëse situata nuk vazhdon ashtu siç ju e kishit menduar, me shumë siguri ai nuk ju do. Hiqni dorë sepse edhe nëse ai lidhet me ju për inerci do të jetë një dështim dhe humbje kohe. Nda më mirë nisni kërkimet për dikë tjetër.