Jeta Osh Qef
Home

Njihuni me fisin më të veçantë në botë, tradita e tyre i ka mbijetuar kohës
Nga: D.Cani | Publikuar më: 01.04.2017, 16:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Hamid Sardar – Afkhami është një fotograf i pasionuar pas aventurave dhe së fundmi ka vizituar një nga fiset më të veçanta nomade në Mongoli, fisin Dukha, tradita e të cilëve i ka mbijetuar kohës.

Fisi Dukha, është fisi që në fëmijëri gjëja e parë që bëjnë është të mësojnë të duan kafshët.

Dashuria mes tyre duket se është me të vërtetë me shikim të parë, pasi ajo lind që në kontaktin e parë që ata kanë bashkë.

Ky fis jeton në malet më të larta, ku bora zgjat deri në 12 muajt e vitit, por kjo nuk është pengesë për ta.

Pasi të shfletoni galerinë e fotove, do të kuptoni se për ta asgjë nuk është pengesë. Ajo që ata kanë krijuar është më shumë se sa një kulturë autentike, është thjesht një mbizotërim mbi kohën.