Jeta Osh Qef
Home

Nëse keni sado pak para, mos i fshihni kurrë në këto 8 vende ose harrojeni që i kishit
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 07.04.2017, 21:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Shumë njerëz preferojnë që paratë e tyre t’i fshehin në vende siç është shtëpia, duke mos preferuar që t’i dërgojnë në institucionet përkatëse për këtë punë. Për shumëkënd banka nuk është vendi më i sigurtë për të fshehur paratë, ndaj njerëzit zgjedhin dyshekun, raftet e ndryshme apo kasafortat personale. Por ne ju tregojmë 8 vendet që nëse i keni zgjedhur për paratë tuaja, atëherë ato konsiderojini të humbura.

1-Dysheku është vendi më i mirë për të fjetur, por jo për t’i fshehur paratë, sepse është vendi më tradicional ku njerëzit në epoka të ndryshme kanë fshehur paratë, pra vendi i parë që kontrollohet.

2-Mos i groposni paratë në kopshtin tuaj, sepse gjasat që komshiu t’iu shikojë në çdo orë të ditës janë të mëdha.

3-As qeset e rrobave apo ushqimeve nuk janë një vend i sigurtë, madje këtu lekët mund të merren gabimisht.

4-Harrojini edhe çantat e vjetra bashkë me kuletat e vjetra, aty edhe mund të vidhen edhe mund të hidhen padashje në plehra nga mamaja juaj.

5-Nëse mendoni se koshat e rrobave të palara janë vendi ideal, atëherë sapo keni dështuar me imagjinatën tuaj, ajo e hajdutit është para jush në këtë rast.

6-Mbrapa një kornize apo një pikture duket si vend tundues, por realisht është më tundues për hajdutët ose edhe thjesht vizitorët, imagjinoni një lëkundje të vogël dhe paratë dalin vetë.

7-Po ashtu mos fusni para në dollapë apo sirtarë, janë vendi i preferuar që fëmijët duan të gërmojnë dhe të luajnë.

8-Kutitë dhe kasafortat e vogla janë objekti ndodhsha më i pasigurtë. Ajo është e vogël dhe nëse dikush kërkon të vjedhë e merr atë pa u menduar gjatë se çfarë ka brenda.