Jeta Osh Qef
Home

Këto veprime të përditshme mund t’ua shkurtojnë jetën, ja disa manovrime të thjeshta
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 10.04.2017, 07:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ndoshta rutina e përditshme na detyron ndonjëherë të harrojmë përkujdesjen për trupin dhe mendjen tonë dhe kjo është neglizhencë më shumë se sa harresë. Prandaj, ne kemi menduar që t’iu sjellim disa këshilla që do u ndihmojnë për shëndetin tuaj.

Ndodh shpesh që kur dalim shëtitje, kryesisht bëhet fjalë për në qytet, ndjejmë një mungesë ajri dhe shohim ndotjen e tij, si shkak i trafikut, ngrohjes globale, mungesës së gjelbërimit apo dhe mungesë se pastrimit të rrugëve me autobotet e ujit.

Ne si qytetarë kemi përgjegjësinë që të ndikojmë sado pak me reduktimin e smogut dhe ruajtjen e shëndetit tonë, por si?

Mos i hapni dritaret herët në mëngjes.

Mund të duket e çuditshme, sepse të gjithë e bëjmë këtë me idenë që do marrim ajër ta pastër sapo zgjohemi nga gjumi, por kjo nuk është një zgjidhje e zgjuar. Jo kur jetoni në një zonë të ndotur, buzë rrugës apo pranë ndonjë kantieri, sepse është smogu ai që hyn brenda dhe jo ajri i pastër. Shtëpia është mirë që të ajroset natën vonë.

Lani shpesh flokët dhe fytyrën.

Me të hyrë në shtëpi dallojmë që flokët nuk mbajnë erë të mirë dhe fytyra ndihet e rënduar, prandaj duhet t’i lajmë sapo futemi në shtëpi që të largojmë pluhurin e ngjitur në to.

Mos ndaloni me biçikletë pas makinave në trafik.

përdoruesit e biçikletave janë ata që i bëjnë ndere globit me ruajtjen e mjedisit, por ndalesa pas makinave ju ekspozon së tepërmi ndaj smogut. Kështu me kujdes mundohuni të rrini anash makinave ose para tyre, dy-rrotaku ka përparësi.

Mos i nxirrni fëmijët shëtitje në oraret kur smogu është në kulmin e tij.

Të dalësh shëtitje në oraret kur trafiku në qytet është shumë i rënduar, do të thotë të thithësh ajër të ndotur. E mira është që të shëtisni larg ambienteve publike dhe në orare kur lëvizja e automjeteve ka rënë.

Mos qëndroni në makinën e ndezur.

Kursejini Tokës një ndotje që mund ta shmangni. Ne e dimë që kur jemi duke pritur dikë në makinë na merr goxha kohë, sidomos nëse po prisni motrën, mamanë ose të dashurën, ato gjithmonë vonojnë dhe mos e mbani automjetin ndezur gjatë kësaj kohe sepse kjo sjell një ndotje dhe tym që fare lehtë mund të shmanget.

Bëni dush para se të flini.

Të gjithë ndoshta përtojmë, sepse shtrati është më “tërheqës” se sa dushi, por kjo do e ndihmonte trupin që të pastrohej dhe përveçse do të flini më të qetë, në mëngjes do ndjeheni edhe më të fuqishëm.