Jeta Osh Qef
Home

Cila është qendra e shfrytëzimit në Shqipëri, ku të rinjve iu mohohen të drejtat e tyre?
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 29.04.2017, 14:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një nga llojet e bizneseve me më shumë të ardhura për të rinjtë që studiojnë dhe punojnë njëkohësisht, po shkon drejt mbylljes. E kemi fjalën pikërisht për biznesin e call ceterave, ku mjaft ë rinj shpenzojnë kohën e tyre dhe njëkohësisht fitojnë të ardhura deri diku të kënaqshme.

Mirëpo, me sa duket, jo vetëm ligji italian po e ndalon punën e këtij biznesi në vendin tonë, por edhe ky lloj biznesi po tenton të vendosë hegjemoninë e tij. I tillë është call centeri "Facile.it" që ndodhet në një nga zonat më të populluara të TIranës, i cili ka hequr nga puna mbi 10 punonjës brenda pak ditësh.

Cila është arsyeja? Sepse të rinjtë nuk i janë bindur urdhrit të punëdhënësve dhe kanë dalë në protesta. Të pushuar nga puna, ata kanë vendosur "t'i nxijnë faqen" pronarit dhe rregullave të tyre tërësisht kundër të drejtave të punonjësve.

"Qendër shfrytëzimi. Këtu pushohen punëtorët sepse protestojnë", - shkruhet në murin e Facile.it.

Kjo foto është kapur në hyrjen e një prej call centerave më të mëdhenj të Tiranës. Këto janë për ndërgjegjësimin në prag të 1 Majit. Veç të tjerash call centeri nuk i lejon -punonjësit të protestojnë dhe u shkel shumë të drejta", - thotë mesazhdërguesi pranë JOQ.al.