Jeta Osh Qef
Home

“Gjithçka kishim na iku nga duart”, thirrja e dëshpëruar e banorëve të fshatit Luar në Fier
Nga: D.Cani | Publikuar më: 17.05.2017, 22:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Luhatjet e temperaturave dhe reshjet e dendura të shiut dhe të breshrit kanë shkaktuar mjaft dëme në qytetin e Fierit.

Breshri i pasdites së kësaj të mërkure në  fshatin Luar në këtë qytet kanë sjellë dëme të mëdha duke shkatërruar pemë dhe sera.

Në këtë fshat janë dëmtuar edhe tokat bujqësore të mbjellura, nga të cilat banorët sigurojnë të ardhura.

Përmes JOQ.al, banorët i bëjnë thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë që t’u dalin në ndihmë pas këtyre dëmeve.

Përshëndetje JOQ, ju lutem publikojini këto foto që vijnë nga fshati Luar, rrethi Fier. Ishalla i sheh Ministri i Bujqësisë dhe na ndihmojnë, se gjithçka te ne mbaroi. Gjithçka që kishin banorët e kësaj zone u iku nga duart”, shkruan Toni Lushka banor i këtij fshati.

Problemet e motit sjellin shumë shpesh probleme në zona ku është përqëndruar zhvillimi i bujqësisë dhe sidomos frutikultura, por shpresojmë që Qeveria mos t’i lërë në mëshirë të fatit banorët e fshatit Luar.