Jeta Osh Qef
Home

I vogli nga Vlora lind me sindromën e rrallë, ka nevojën tonë për të pasur një jetë normale
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 18.05.2017, 10:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një fëmijë i seksit mashkull tepër i veçantë ka ardhur në jetë në maternitetin e Vlorës më 6 maj. Të voglit nuk i është vënë ende emri nga familjarët, të cilët po luftojnë që ta bëjnë këtë vogëlush një fëmijë normal.

Ai ka lindur me pjesën e buzës të deformuar. E çara i vijon deri tek hunda, çka i krijon vështirësi në frymëmarrje dhe në ushqyerje. Mjekët u kanë thënë se ka nevojë urgjente për një ndërhyrje kirurgjikale, por prindërit e kanë të pamundur, pasi ky operacion nuk kryhet në Shqipëri por jashtë shtetit, në Greqi dhe ka një vlerë të madhe monetare.

Edmond Shima, babai i të voglit u bën thirrje dhe apel të gjithë atyre që kanë mundësi, që ta ndihmojnë.

Fëmija që lindi më 6 maj në maternitetin e Vlorës me një problem të rrallë në fytyrë. Ka nevojë për ndërhyrje, por ne nuk kemi mundësi ta bëjmë këtë ndërhyrje për arsye ekonomike. Kush mundet të na ndihmojë sa do pak është i lutur të na kontaktojë në numrat:

+355686501359 Edmond Shima (xhaxhai i foshnjës)

+355684662586 Bajame Ramaj (gjyshja e foshnjës)

Ju falenderojmë kush mund të kontribuojë", - thonë familjarët.