Jeta Osh Qef
Home

Vera do na nxjerrë shkumën
Nga: D.Cani | Publikuar më: 14.07.2017, 18:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Sa më shumë rriten temperaturat, aq më shumë shkojnë njerëzit në jug. Dhe çfarë presin të gjejnë atje? Të gjitha! Detin e kaltër, kristal; diell që të nxihemi; shoqëri të mirë; muzikë dhe shkuma party.

Të gjitha do t’i gjeni në jugun tonë, prandaj hapni axhendën dhe shënoni datat sepse edhe këtë vit Telekom Electronic Beats po organizon party-t më të mira të verës. Festa fillon në plazhin e Llamanit, të dielën më 16 Korrik. Kur dielli të jetë në kulmin e tij, DJ Cat Davies do ndezë muzikën për t’i ftuar të gjithë të kërcejnë.

Pas këtij fillimi pikant, festat do të vazhdojnë në Hola Summer, Llaman më 13 Gusht dhe Pepper On the beach, Drimadhes në datat 22 Korrik dhe 19 Gusht.

Por vera nuk mbyllet me kaq sepse në datën 5 Gusht Electronic Beats sjell DJ Riva Starr në Turtle Fest. Riva Starr është DJ Londinez i cili luan në skena gjigande si Glastonbury, Fuji Rock apo Tommorowland. Siç e kuptoni është një rast për të mos u humbur!

Tashmë e dimë që Electronic Beats bën festat më të mira në qytet, prandaj gjatë kësaj vere edhe bregdeti meriton të kthehet në MAGENTA.