Jeta Osh Qef
Home

Kumbullat në shesh, "kapen mat” policët e lali Lekut
Nga: M.Gjini | Publikuar më: 14.08.2017, 21:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një qytetar nga Tirana, mjaft i indinjuar me skenën që i kanë parë sytë ditën e sotme në Tiranë, ka bërë disa foto dhe i ka dërguar pranë redaksisë sonë. Nga pamjet duket një skenë mjaft e shëmtuar.

Trotuari pranë fabrikës së miellit në Tiranë është mbushur plot me kumbullat e një shitësi të gjorë i cili kishte dalë për t’i shitur dhe për të mbushur sadopak barkun e fëmijëve të tij në shtëpi. Por me sa duket “zagarët” e lali Lekut nxituan t’ia hiqnin bukën nga goja dhe ia derdhën kumbullat në shesh.

Nuk arrihet të kuptohet se përse duheshin çuar dëm kumbullat në një mënyrë të tillë kaq të pamoralshme dhe indinjuese. Ndoshta sepse ai nuk ishte shok me lali Lekun dhe nuk kishte ndonjë valixhe të madhe me para për t’i dhënë.