Jeta Osh Qef
Home

Washington Post shkruan për bukuritë e rralla të Labërisë
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 15.08.2017, 16:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Albania_Highland_Tourism_29681.jpg-3fa40

Prestigjiozja amerikane " Washington Post" ka publikuar një artikull, i cili ka në fokus bukuritë e rralla të Labërisë.

Lart në malet e jugut të Shqipërisë, një udhëtim përgjatë një rruge të vështirë të frekuentuar më shumë nga dhitë sesa nga makinat, të çon në një grup fshatrash ku koha duket se ka ndaluar prej dekadash.

Në këto anë qumështi i deles ende transportohet me gomar për të bërë djathë. Fshatarë e të moshuar ngjisin malin për të mbledhur rigon të egër dhe bimë të tjera. Ritualet e vjetra të ndezjes së qirinjve për të nderuar lisat e lashtë, të përkulur e të shenjtë mbahen ende gjallë, ndonëse askush nga ata që i praktikojnë duket se e di pse dhe si kanë lindur këto rituale.

Ky vend ndodhet i pozicionuar përgjatë një shkëmbi pas rrënojave të një fortese të vjetër, fshati Nivicë është i panjohur për shumë njerëz edhe në Shqipëri. Por një projekt ambicioz synon që ta hapë atë për turistët të cilët duan të zbulojnë bukurinë natyrore të jashtëzakonshme dhe stilin e jetës të fshatit në zonat më të izoluara të vendit.

Atraksionet e zonës janë të shumta. Burime me ujë të kristaltë rrjedhin nëpër kanione dhe gryka duke përvijuar peizazhin. Ura të vogla prej guri të epokës osmane, të paprekura prej shekujsh, ende kalojnë sipër kanaleve. Kur perëndon dielli, barinjtë çojnë kopetë e tyre në vathë të vogla për t’i mjelë ato.