Jeta Osh Qef
Home

Pema bllokon rrugën Kamëz-Laknas
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 17.08.2017, 18:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një pemë është rrëzuar ditën e sotme në periferi të Laknasit, pikërisht në rrugën që lidh Kamzën me këtë fshat në afërsi të Tiranës. Por, çudia nuk qëndron në rrëzimin e pemës.

Një qytetar shkruan pranë redaksisë së JOQ.al se prej më shumë se dy orësh asnjë lëvizje nuk është bërë nga shteti për të hequr pemën dhe për të zhbllokuar qarkullimin e makinave.

Mesa duket, pushimet e muajit gusht mund të kenë lënë në relaks shtetin ashtu sikudër kjo pemë që qëndron e shtrirë në mes të rrugës.

Denoncimi i qytetarit:

Shperndajeni ju lutem. Ka dy orë që ka rënë kjo pemë në rrugën Kamëz-Laknas, dmth në periferi të Laknasit dhe asnjë reagin nga shteti s'ka", shkruan qytetari.

p