Jeta Osh Qef
Home

Valbona masakrohet nga koncesionet
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 18.08.2017, 15:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Vitin e kaluar revista prestigjioze “National Geographic”, publikoi një listë me 9 vende që duheshin vizituar me patjetër. Në mesin e tyre ishte edhe Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës”, por një denoncim i ardhur në redaksinë tonë tregon se zona në fjalë po masakrohet.

Doja të denoncoja një fatkeqësi që po bëhet nga duart e shtetit tonë të dashur. Mrekullinë natyrore të Valbonës e ka kthyer në një katastrofë. Hidrocentral Dragobia po shkatërron natyrën. Duhet ta ngremë zërin ndaj kësaj masakre që po shkatërron një nga zonat më të frekuentuara nga turistët",- ka shkruar qytetari për JOQ.al.

Bashkë me denoncimin për masakrën që po bëhet në Valbonë qytetari ka nisur në redaksinë tonë edhe disa foto që tregojnë se punimet e kanë bërë që uji i kristaltë të marrë ngjyrë kafe. Është e sigurt se në se Valbona lihet në mëshirë të koncesioneve  jo vetëm që “National Geographic” nuk do të shkruaj më për bukurinë e rrallë, por edhe se fauna dhe flora do të zhduken. E bashkë me to do të zhduket edhe turizmi në këtë zonë.