Jeta Osh Qef
Home

“Në 100 metra rrugë ka 2 GLE, 1 GTS, 1 Porsche jashtë serie, 3 Ferrari…”, shqiptarët në Frankfurt
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: Sun Aug 20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është e vërtetë që jashtë vendit edhe pastrues po të punosh ja arrin të kesh të ardhura më të mira se sa një punë e zakonshme në Shqipëri.

Shpesh e shohim kur emigrantët kthehen në Shqipëri dhe sjellin makinat e tyre luksoze dhe jo vetëm. Një vajza shqiptare ka sjellë në redaksinë tonë një video të shkurtër, ku shihen makinat e parkuara të shqiptarëve në Frankfurt dhe ka mbetur pa fjalë.

Përshëndetje JOQ! Ky lokali ku po kalojmë ne është një lokal shqiptarësh në Frankfurt dhe shikojeni se çfarë makinash parkojnë shqiptarët jashtë. Në 100 metra rrugë ka 2 GLE, 1 GTS, 1 Porsche jashtë serie, 3 Ferrari, 2 CLA, 1 E klas S, 1 Range Rover i fundit, 1 GL, etj etj këto Audi A8 e ça di un s’po i përmendim fare”, përfundoi vajza shqiptare.

E sigurtë është që emigrantë nuk i blejnë me lekët e babit, por me djersën e tyre dhe kjo duhet vlerësuar. Shqiptarët nuk janë dembelë, por Shqipëria duhet të ofrojë më shumë mundësi që rinia të mos detyrohet të largohet.

Për më tepër shikoni videon.