Jeta Osh Qef
Home

Thesaret e fshehura në thellësitë e ujërave shqiptare
Nga: D.Cani | Publikuar më: 23.08.2017, 15:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ditën e sotme Ambasada amerikane i ka kushtuar një vëmendje thesareve të ndodhura në thellësitë e ujërave shqiptare dhe që priten të eksplorohen.

Me ilustrim të një foto të relizuar nga AP, Ambasada shkruan se këto janë mbetje ujore të anijes italiane të Luftës së Dytë Botërore “MV Probitas” në gjirin e Sarandës.

Shkrimi i plotë:

Mbetje nënujore të anijes italiane të Luftës së Dytë Botërore "MV Probitas" në gjirin e Sarandës, në jugun e Shqipërisë.  Në shtratin e detit të brigjeve shkëmbore të Shqipërisë, një nga bregdetet më pak të eksploruara për botën nënujore, gjenden thesare të vërteta. Qypa të lashtë që mbanin vaj ulliri dhe verë, rrënoja me rrëfenja të panjohura heroizmi dhe tradhëetie nga dy luftrat botërore, formacione shkëmbore dhe jetë nënujore mahnitëse.

20988546_10154951989510838_6235793911108552671_o