Jeta Osh Qef
Home

Fermerët në Burrel flakin domatet, arsyeja është e trishtë
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 07.09.2017, 19:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Produket e modifikuara gjenetikisht janë një problem që prej kohësh po shqetëson botën.

Në tregjet ndërkomëtare është shumë e vështirë që të gjesh produkte, të cilat nuk janë të modifikuara gjenetikisht. Ndërsa në vendin tonë ndodh e kundërta, fermerët i hedhin poshtë produktet e rritura në mënyrë organike sepse nuk kanë treg për t’i shitur.

Shikoni se çfarë po ndodh në një fshat në Burrel. Të gjithë tregëtarët janë të detyruar të flakin të gjitha produktet e tyre natyrale, pasi me shitjen e tyre as lekët e transportit nuk nxjerrin dot. Nuk gjejnë dot treg, po i mbyt konkurenca e pandershme. Po hamë domate të rritura me hormone sepse femerët po i hedhin ato të rritura në mënyrë natyrale”,- ka shkruar qyetari për JOQ.al

Në vendet europiane shteti ofron ndihma dhe lehtësi ekonomike për femerët që i kultivojnë produktet bujqësore në mënyrë natyrale dhe organike. Madje edhe këto produkte kushtojnë më shtrenjtë se në produket e modifikuara gjenetikisht, por si gjithmonë në vendin tonë ndodh e kundërta.