Jeta Osh Qef
Home

Shkatërrohen të mbjellat e miliona lek dëm, fermerët e Lushnjes: Shteti s'bën asgjë, s'na ndihmon
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 12.09.2017, 11:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Shiu i djeshëm shkaktoi probleme në shumë zona të vendit tonë, ndërsa shumë rrugë u përmbytën dhe palmat e mbjella në Durrës e në autostradë nga qeveria e nga Vangjush Dako, u shkulën nga rrënjët ose në rastin më të mirë, u thyen në mes.

Megjithatë, veç këtyre, problemin më të madh e kanë vuajtur fermerët, dy prej të cilëve, nga qyteti i Lushnjes, kanë shkruar pranë JOQ.al dhe bëjnë me dije se për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura, serat e tyre dhe të mbjellat janë shkatërruar.

Ja pamjet nga stuhia. Më ka bërë dëm 2 dynym sera. I kërkoj shtetit të marrë masa se më duket që shteti ka vënë syzet prej dërrase. Këtu jemi në fshatin Lifaj i Vjetër, Lushnje", - thotë njëri nga fermerët.

Një tjetër bën me dije se dëmi i tij shkon rreth 16 milion lekë. Ai tregon se i është shkatërruar e gjithë sera e sapombjellë me rreth 4 mijë bimë, shumica prej të cilave tranguj.

Tranguj i sapombjellë. Rreth 4000 bimë. Me gjithë serën afërsisht dëmi llogaritet në 16 milionë, por problemi është se deri tani askush nuk do t'ia dijë. Shteti nuk përgjigjet për asnjë gjë", - thotë fermeri i dytë.

Dhe në fakt, pas shiut të djeshëm, askush nga ministria e Bujqësisë nuk ka dalë në një deklaratë, apo në mbështetje të fermerëve, produkti i së cilëve u shkatërrua gjatë asaj dite.