Jeta Osh Qef
Home

Riselda paralajmëron një gjë të madhe live: Brenda 10 ditësh do të bëj...
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 12.09.2017, 12:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Riselda Sejdia, pedagogia e njohur në Universitetin e Arteve ka lajmëruar një gjë të madhe dhe të bukur që do të sjellë brenda 10 ditësh në Tiranë. Ajo nuk e ka zbuluar se çfarë do të jetë, por u ka sugjeruar fansave të saj që të japin disa mundësi.

Do jetë një gjë e madhe dhe e bukur. Ne duam ta mbështesim këtë gjë. Vjen për 10 ditë", - tha Riselda.

Ndër komentet më të shumta dhe sugjerimet e fansave ishin për grup baleti me mosha të vogla, libër, koreografi, një bashkëpunim me artistë të huaj, të cilat Riselda i mohoi.

Ajo foli edhe për Big Brotherin, format për të cilin u shpreh se nuk e ndjek dhe se e cilëson humbje kohe, duke bërë një arsyetim logjik ndaj asaj që mendon.

Big Brotherin s'e kam parë asnjëherë, më duket humbje kohe. Më mirë shoh një serial. Më vjen shumë keq që në momentin që shikon një reality show dhe shikon në portale njerëz që nuk kanë bërë asgjë, ndërkohë që bëhen me mijëra shfaqe, me mijëra produksione, që nuk shfaqen kurrkund. U kanë dhënë aq rëndësi atyre të Big Brother sa më duket një promovim shumë i gabuar", - tha Riselda.

Ndërkohë, në videon live, asaj i kruhet hunda dhe nuk harron të na "përshëndesë" ne, stafin e JOQ.

Po më kruhet hunda tani. Me dikë do zihem. Mos do zihem me ju këtu? Duhet thirr JOQ me e kap kruajtjen live. Sikur ça zbuluan", - tha ndër të tjera Riselda.

Ne i urojmë sukses në projektin e saj të ardhshëm dhe i themi se po, e ndoqëm, e pamë live, sikurse ndjekim dhe shikojmë çdo artist tjetër, me apo pa vlera. Në fund të fundit, të mirë apo të keq, ne dhe ju jemi ata që ky popull do, kërkon dhe ndjek, pavarësisht komenteve të pafundme negative e kritikave.