Jeta Osh Qef
Home

Altini habit Aldon në mëngjes: Unë s'dua nuse, por dikë që ta hedhë...
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 12.09.2017, 13:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Altini është një 35-vjeçar i cili ka telefonuar mëngjesin e sotshëm tek "Aldo Morning Shoë". Në ndryshim nga shumë të tjerë, të cilët kanë kërkesë kryesore gjetjen e një partneri/partnereje, ai do diçka krejt tjetër.

Aktini bën me dije se ka një hall të madh dhe kërkon kumarxhinj, duke qenë se punon në një kazino dhe pas largimit të emigrantëve, ka rënë puna.

Jam Altini, 35 vjeç dhe punoj në kazino, lozim poker gjithë natën. Ja sa lam lojën. Kush vjen të luaj kumar do të hedhë ato që ka për të hedhur. Tani që ikën emigrantët s’ka më lekë, copë – copë tani, kanë ngel vetëm këta që janë këtu, këto lekët e vogla, këto 5 mijë lekshat. Po kështu kumarxhinj njihni ju? Që të vijnë dhe të bëjnë ndonjë çikë punë, adresoi këtej nga Divjaka, do të të japim përqindje” tha Altini.