Jeta Osh Qef
Home

Paloka "e plas" në Kuvend: Ja pse Rama bëri kurban Beqajn e Tahirin
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 12.09.2017, 13:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
tahiriTeksa vijojnë diskutimet në Kuvend në lidhje me programin e qeverisë, nuk kanë munguar as akuzat e bëra nga demokratët kundër qeverisë Rama.

Ka qenë Edi Paloka ai që i ka kujtuar Kryeministrit largimin e Beqajt dhe Tahirit, duke dhënë versionin e tij të bërjes kurban të këtyre të dyve, të cilët ishin ministrat "risi" të qeverisë së shkuar.

Bëri kurban Beqajn dhe Tahiri, por e di kushdo që ata u përdorën keq nga Rama. Ai shpalli si risi qeverinë e vogël. Edhe më naivi e kupton se cilat janë qëllimet e vërteta të këtyre ndryshimeve, që lidhen me të famshmen tepsi dhe timon. Tani vjedhja do jetë e përqendruar. Nga dy duart, vendoset në një dorë”, - tha Paloka.