Jeta Osh Qef
Home

Berisha sfidon hapur Ramën: Hajde bëjmë bashkë testin e drogës
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 12.09.2017, 13:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
berishaNë fjalën e tij të mbajtur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ish-Kryeministri Sali Berisha ka sfiduar hapur Edi Ramën, duke e akuzuar atë si fajtor për mbushjen e vendit me drogë.

Sipas Berishës, falë Ramës po renditemi në vendin e dytë në botë për trafikun e drogës. Në këtë kuadër, ai nuk nguroi të sfidonte kreun e qeverisë për të bërë bashkë testin e drogës, ndërsa e akuzon atë si të droguar.

E mbushe vendin me drogë. Trafiku i drogës na rendit në vend të dytë në botë. Hajde bëjmë bashkë testin e drogës. Rama do krimin për t'u mbyllur gojën kundërshtarëve", - tha ndër të tjera Berisha.