Jeta Osh Qef
Home

Ruçi "i mbyll gojën" Berishës: Ulu, mos më detyro të...
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 12.09.2017, 13:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
rucKryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nuk është treguar aq zemërgjerë sa pararendësi i tij, Ilir Meta, në lidhje me deputetin Sali Berisha. Pasi i ka mbaruar koha zyrtare e fjalës në Kuvend, Ruçi ia ka hequr mikrofonin Berishës, duke i kërkuar prerazi atij të ulet.

"Koha mbaroi, ulu. I the të gjitha ato që kishe për të thënë", - tha Ruçi, ndërsa Berisha vijonte t'i kërkonte kohë shtesë për të folur.

"Turp të kini", - u shpreh Berisha dhe pa ia përtuar Ruçi ia ktheu "Mos më detyro të aplikoj masat që ka rregullorja".

Nga ana tjetër, deputetët Edi Paloka dhe Eduart Halimi, duke parë që Berisha kishte ende për të thënë, i kërkojnë Ruçit që të shkurtojë kohën e tyre dhe t'ia shtojnë atë Berishës, por sërish kreu i Kuvendit nuk pranoi.

"Ulu, mos e tepro. Mos i gënje kolegët e tu se i merr më qafë ashtu", - ishin fjalët e Ruçit, teksa Berisha u detyrua të largohej nga foltorja pa përfunduar fjalën e tij.