Jeta Osh Qef
Home

Pushuesit formojnë zinxhirin, kapin njëri-tjetrin për të shpëtuar turistin polak në Drimadhe
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 12.09.2017, 14:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Era e madhe ka shkaktuar dallgë në det, ç'ka ka bërë që disa pushues të vënë jetën e tyre në rrezik. Kështu, siç mësohet zyrtarisht, situata ka qenë e komplikuar në tre qytete të ndryshme dhe përkatësisht në Sarandë, Ksamil dhe Himarë.

Shërbimet e Policisë Kufitare u kanë ardhur në ndihmë tre pushuesve, shtetasve R.M., E.H., L.M., të cilët  kishin shkuar me mjetin e tyre lundrues tip varkë, në plazhin e Krorëzit dhe për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, nuk kishin mundur të ktheheshin.

Shërbimet e policisë kufitare kanë shkuar pranë zonës në fjalë dhe u kanë dhënë ndihmë pushuesve, duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg.

Sëbashku me këta shtetas kanë qenë edhe shtetasi E.C., si edhe shtetasit polakë P.D., E.D., të cilët ditën e sotme janë kthyer duke përshkuar malin nga Krorëza në Kakome.

Në Ksamil janë shpëtuar tre pushues nga Kosova, konkretisht B.S.,V.K., B.B., të cilët kanë rrezikuar të mbyteshin në zonën e ''Shkëmbit të Miseve'', pasi mjeti i tyre lundrues tip "Kanoe", është fundosur, si pasojë e kushteve të këqija atmosferike.

Në Himarë i është dhënë ndihma26-vjeçqarit polak M.S., i cili ditën e sotme në plazhin e Drimadhës, ka hyrë për tu larë dhe duke notuar, e ka marrë rryma.

Të gjithë shtetasit e lartpërmendur, janë shoqëruar në terren tokësor dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.