Jeta Osh Qef
Home

Kavajë/ "Benzi" përplas motorin me dy udhëtarë, vdes tragjikisht i moshuari
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 12.09.2017, 16:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku si pasojë ka gjetur vdekjen një i moshuar rreth 64 vjeç.

Një makinë tip “Benz 1500” ka përplasur një motor, i cili kishte drejtuesin e mjetit, 64-vjeçari dhe një pasagjer.

Qytetarët që kanë shkruar pranë JOQ.al bëjnë me dije që të moshuarit i është hapur kafka nga përplasja dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa pasagjeri rreth 40 vjeç është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Përshëndetje JOQ! Aksident në Kavajë, i dolën trutë në tokë të moshuarit. Nuk na ljuan shumë të afrohemi, por pashë që motori ishte bërë skilet dhe më e keqja ishte kafka e të moshuarit që ishte hapur ashtu”, përfundoi qytetari.