Jeta Osh Qef
Home

Mesfushori i kombëtares zgjidhet “futbollisti i javës” në kampionatin ku luan
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Tue Sep 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

17457278_820717041418005_754593995927950871_nMesfushori i kombëtares shqiptare, Eros Grezda, u bë protagonist në fundjavë në kampionatin kroat teksa shënoi gol në minutën e fundit të ndeshjes që skuadra e tij, Osijeku luajti ndaj Hajdukut të Splitit, duke i dhuruar fitoren 2-1.

Ai nuk e filloi si titullar këtë takim dhe u hodh në fushë vetëm në minutën e 62-të, transmeton ‘Panorama Sport’.

Për shkak të paraqitjes së mirë që dhuroi në fushë dhe rëndësisë së golit që shënoi, gazeta “Sportske Nogomet” e ka vlerësuar futbollistin shqiptar duke e përzgjedhur si lojtarin më të mirë të javës në kampionatin kroat.

grezda