Jeta Osh Qef
Home

"Dua të shkoj në Angli", 17-vjeçari çan rrethimin në Rinas dhe tenton të hipë në avion
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 12.09.2017, 16:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
00-1-678x381

Një skenë e pazakontë është parë këtë pasdite në Rinas, ku një i ri nga Puka ka çarë rrethimin e pistës së avionëve në Rinas dhe ka tentuar të hyjë në avion për të ikur nga Shqipëria.

17-vjeçari E.Gega ka tentuar disa herë që të ikë në Angli por pa sukses dhe sot ka provuar i dëshpëruar një mënyrë që nuk është se kishte shumë shanse t’ja arrinte.

Në fillim është dyshuar për një sulm terrorist, por pasi i kanë vënë prangat 17-vjeҫari ka deklaruar se vinte nga një familje e varfër dhe donte t’i ndihmonte familjes.

Të lutem, më lër të hipi në avion. Dua të shkoj në Angli!”, u ka thënë 17-vjeҫari policëve.