Jeta Osh Qef
Home

Djali i Pablo Escobar: Mos bëni si babai im, ai nuk ishte ashtu siç e njihni sot
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 12.09.2017, 17:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Megjithëse ishte një vrasës i pamëshirshëm, paradoksalisht ka qenë një baba i mirë”. Juan Pablo Escobar Henao tregon fëmijërinë e tij pranë të atit, një prej narkotrafikantëve më gjakatarë.

Pasi ka ndërruar identitet, sot jeton në Buenos Aires, ku punon si arkitekt dhe shkrimtar.

Të rinjve iu thotë: “Mos bëni si im atë. Mos e hidhni poshtë jetën. Ishte një terrorist, jo një model. Ishin filmat serialë që e transformuan në një hero”.

Ka jetuar për 10 vjet me një emër tjetër, Sebastian Marroquin, një mënyrë për t’u distancuar nga bota e narkotrafikut, që indirekt e njihte mirë. Për këtë arsye shumë herë Juan Pablo Escobar Henao ka kërkuar të takojë të afërmit e viktimave të të atit.

Atyre iu kam kërkuar gjithmonë të falur. Kanë qenë takime prekëse, plot me një dhimbje të shurdhët dhe të pamasë. Do e mbaj në zemër për aq kohë sa unë të takohem me të afërmit e viktimave të fluturimit ‘Avianca 203’, që shpërtheu në vitin 1989 nga njerëzit e babait tim për të vrarë kandidatin për president César Gaviria”, tregon ai ekskluzivisht për revistën javore të Tustyle që del më 13 shtator.

Babai ishte një nga njerëzit më të pasur të botës: “Pas vdekjes së tij, nënës sime iu desh të negocionte me rivalët e Kartelit Cali: e gjithë pasuria e tij që të shpëtonim. Është i vetmi motiv pse jemi ende këtu”.

Nga ana e tij nuk kanë munguar kritikat për filmin serial për të atin (producentët e filmit “Loving Pablo”, me Javier Bardem e Penelope Cruz nuk më kanë kontaktuar por ai film bazohet në librin e kujtimeve të Virginia Vallejo. Mëkat, që ajo grua ishte një personazh minor në jetën e tim ati”) dhe në kinema në Netflix është plot me gabime, me pasaktësi. Madje i kam kontaktuar. Nuk më janë përgjigjur. Autorët e atij filmi nuk janë të interesuar për versionin e DEA-s dhe të CIA-s që e dinë si kanë shkuar ngjarjet”.