Jeta Osh Qef
Home

"Çfarë duan 180 vajza në Kryeministri?", Kryemadhi tregon "sekretet" e stafit të Ramës
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 12.09.2017, 18:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Gjatë një interviste me Babaramon kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka përmendur një fakt që ndoshta jo shumë persona e dinë.

“Nëse ka një agjenci që duhet shkurtuar është ajo e kryeministrisë, ku punojnë 600 persona, ndër ta 180 vajza dhje që të gjithë me rrogë”, ka deklaruar znj.Kryemadhi.

Si e gjykoni shkurtimin në 30% të agjencive dhe institucioneve në varësi?

Unë mendoj që shkurtimet ai duhet t’i fillojë nga kryeministria, sepse ka 600 veta në personel dhe 180 janë vajza.

Se ça bëjnë një zot e di dhe që paguhen me rroga. Nëse ka agjenci që duhet shkurtuar, e para është agjencia e kryeministrisë.

Shumë analistë i kanë cilësuar ndryshimet dhe bashkimet e agjencive dhe ministrive si një truk ndaj LSI për të nxjerrë në rrugë mbështetësit e tij?

Nuk ka LSI të punësuar aty, është truk për të larguar socialistët e tij. A i përdori Sajmir Tahirin, Taulant Ballën, Mimi Kodhelin? Ku janë sot?, përfundon M.Kryemadhi.

600 veta në godinën kryeministrore a nuk janë pak si tepër?! Dhe pse Rama nuk e ka respektuar propocionin 50 me 50 në ndarjen gjinore, sepse ai e ka shumë zët thyerjen e këtij rregulli që ai vetë e ka shpallur.