Jeta Osh Qef
Home

Ermal Mamaqi dështon keq, biznesi i “mblesërive” merr tatëpjetën
Nga: F.Gjoni | Publikuar më: 12.09.2017, 18:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ermal Mamaqi është një nga personazhet e njohur të cilët nuk ka bërë karrierë vetëm në televizion, por edhe jashtë tij. Ai njihet si një ndër personat më të pasur të vendit, ku së bashku me bashkëshorten e tij, Amarda Toska, ata janë pronarë të disa bizneseve në kryeqytet.

Por duket se lëvizja e fundit sërish në biznes, nuk i ka ecur edhe aq mirë.

Rreth 10 muaj më parë, ai hapi një biznes të ri i cili quhej “Adfinitas”. Biznesi kishte si objekt ndërmjetësimet online të lidhjeve në çift. Por edhe pse si ide duket interesante, në QKR ky biznes rezulton me status të pezulluar prej një muaji.