Jeta Osh Qef
Home

24-vjeçari shqiptar përfshihet në aksidentin fatal në Greqi
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 12.09.2017, 19:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi, ku ka mbetur i vdekur një 22 vjeçar dhe i plagosur rëndë një 24-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në Varkiza, teksa një automjet ka fluturuar në ajër duke u kthyer përmbys në mes të asfaltit për shkak të shpejtësisë tejet të lartë.

22-vjeçari që ka mbetur i vdekur ishte në vendin e pasagjerit, ndërsa 24-vjeçari njëkohësisht edhe drejtuesi i mjetit bëhet me dije që ishte shqiptar dhe ka përfunduar në spitalin e Asclepieion të Voulas.

E përditshmja greke “Protothema” shkruan se të rinjtë nuk kishin vendosur rripin e sigurimit. Si pasojë e përplasjes së fortë, viktima ka përfunduar jashtë asfaltit pa shenja jete.

Aksidenti ka qenë i frikshëm duke parë edhe pozicionin e makinës, çka ka shkaktuar edhe trafik të rënduar.