Jeta Osh Qef
Home

Ministrja e Drejtësisë flet ne Kuvend, por ky detaj i lë të gjithë të shokuar
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: Tue Sep 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje aspak normale ka ndodhur ditën e sotme gjatë seancës së rradhës në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas shumë diskutimeve, rradha për të folur i erdhi ministres së re të drejtësisë, Etilda Gjoni. Ministrja gjatë fjalës së saj u përqëndrua tek procesi i Vetingut dhe reforma në drejtësi. Por në një kohë që shumica e popullsisë në Shqipëri është e bindur mjaft fort për korrupsionin galopant në drejtësi, një detaj tek veshja e ministres i ka shokuar të gjithë.

Zonja Gjoni kishte vendosur një varëse mjaft të shtrenjtë në qafën e saj e cila vezullonte dhe shkëlqente përpara syve të të gjithëve. Kujtojmë këtu që kjo është “një sëmundje” që në përgjithësi e kanë të gjithë gjyqtarët në vendin tonë ku edhe gjatë seancave gjyqësore nuk kanë nguruar aspak të shfaqin orat, varëset apo unazat e tyre super të shtrenjta.

A është ky një sinjal ugurzi se edhe pse u vu një ministre e re, drejtësia e vendit tonë do të vazhdojë të jetë e mbërthyer nën kthetrat e padrejtësisë?/JOQ.al