Jeta Osh Qef
Home

Senatori amerikan fëlliqet keq, shikon video me pullë të kuqe dhe bën gabimin e jetës
Nga: F.Gjoni | Publikuar më: 12.09.2017, 20:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ted Cruz, senator në Teksas si dhe kandidat për President i SHBA-ve në 2016, i ka hapur vetes telashe të mëdha pas një “gafe” që ka bërë në rrjetin social Twitter.

Duket se senatori qenka një fans i videove pornografike dhe madje jo vetëm që i sheh por edhe u jep “like”. Por ama i ka shpëtuar një detaj, pasi ky pëlqim i është shfaqur në profilin e tij dhe menjëherë ka rënë pre e mediave dhe publikut.

Ai e ka hequr pak minuta më vonë pëlqimin por ishte tepër vonë... Ndërkohë ende nuk ka një reagim zyrtarë për këtë situatë të sikletshme që vetë ai e provokoi.