Jeta Osh Qef
Home

Çmendet i riu/ Zhvishet lakuriq dhe lyhet me benzinë, por nuk do ta besoni çfarë bën më pas
Nga: F.Gjoni | Publikuar më: 12.09.2017, 20:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një 24-vjeçar i dehur për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në një pikë karburanti pasi u zhvesh lakuriq dhe leu veten me benzinë dhe më pas u vuri flakën pantallonave të cilat i kishte hequr deri në fund të këmbëve.

Pamjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë së karburanti, dhe siç shihet punonjësi në fillim e sheh me habi duke menduar se ishte gallatë, por pasi ka parë flakët është vënë në panik.

Djali vazhdon të mos e kuptoj rrezikun që po i kanosej dhe vijonte të lyhej me benzinë në pjesën e organit gjenital dhe njëkohësisht bënte një vallëzim të çuditshëm.

Kjo situatë nuk ka vazhduar për shumë, pasi është lajmëruar policia dhe kanë ndërhyrë menjëherë për të normalizuar situatën, edhe pse me pak vështirësi, por ia kanë dalë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të disa ditëve më parë në Yorkshire.