Jeta Osh Qef
Home

Publikohen koefiçentet, këto janë skuadrat favorite për të fituar Champions Leaguen
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.09.2017, 20:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Mbrëmja e sotme ngre siparin për sezonin 2017-2018 të Uefa Champions League. Kryendeshja e sotme do jetë ajo mes Barcelones dhe Juventusit.

Ndërkohë janë publikuar edhe koeficentet me skuadrat favorite për të fituar trofeun. Kampionët në fuqi të Europës, Real Madrid kuotohet (5.00) si skuadra favorite për ta fituar sërish trofeun më prestigjioz në rang klubesh.

Sipas kompanisë të njohur për bastet sportive “Bwin” në vendin e dytë pozicionohet surpriza e Paris Saint-Germain të cilët kanë koeficientin 7.0, ndërsa podiumi plotësohet nga Barcelona dhe Bajerni me koeficientin 7.5.

Befasia mban emrin e Juventusit që nuk është në mesin e 8 skuadrave të para pasi sezonin e kaluar arriti deri në finale, ku u mposht 4-1 nga Real Madrid.