Jeta Osh Qef
Home

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur shqiptare, humb betejën me sëmundjen e rëndë
Nga: F.Gjoni | Publikuar më: 12.09.2017, 21:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ditën e sotme ka ndërruar jetë gazetarja e Korçës Irena Vreto, pas betejës me një sëmundje të rëndë. Ajo luftoi për 4 vite por nuk arriti të mbijetonte dot, duke dhënë frymën e fundit pasditen e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur mikja e saj, gazetarja Albana Çakshiri e cila ka dhënë njoftimin e hidhur përmes një postimi në Facebook.

"Të nderuar miq dhe dashamirës. Sot ka ndërruar jetë shkrimtarja dhe gazetarja e njohur Irena Vreto. Sëmundja e rëndë për 4 vite të gjata dhe të tmerrshme triumfoi, megjithë luftën e fortë të  Irenës. Nuk doja të shkruaja një lajm të tillë, për një zonjë që mirësinë e kishte lajtmotivin e jetës së saj. Për një intelektuale dhe artiste të rrallë si ajo. Natyrisht dua të jem mirënjohëse për njerëzit që e ndihmuan Irenën në këto vite të vështira. Irena qofsh e parajsës! Ceremonia mortore nesër ora 11.00 tek Kisha e Shën Sotirit(tek Parku "Rinia").

Le ta përcjellim së bashku Irenën tonë!", ka shkruar ajo.