Jeta Osh Qef
Home

E pazakontë në Tiranë/ Mashtrojnë me të vdekurin dhe zhvasin paratë në një mënyrë që kurrë nuk do ta besonit
Nga: M.Gjini | Publikuar më: 12.09.2017, 21:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
fetty

Foto Ilustruese

Një denoncim flagrant ka mbërritur pranë redaksisë sonë ku evidentohet një rast i pastër i mashtrimit me sigurimet. Gjykata dhe avokati i disa personave që kërkonin dëmshpërblim nga një kompani sigurimesh, kanë fshehur faktin që personi kishte humbur jetën, në mënyrë që të përfitonin më shumë para si dëmshpërblim. Kështu, denoncuesi shpjegon pranë redaksisë sonë të gjithë etapat e këtij mashtrimi, si vijon.

  1. Me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë  është  vendosur detyrimi i shoqërisë së sigurimeve të shpërblejë palën e demtuar për dëmin pasuror dhe jopasuror, të shkaktuar si pasojë e aksidentit automobilistik të dt. 25.05.2007, në vlerën  18,214,135 lekë.
  2. Vendimi është ankimuar nga shoqëria e sigurimit pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila me vendimin Nr.1671 datë 22.07.2013 vendosi ndryshimin e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pranimin e pjesshëm të padisë së ngritur nga paditësit Luljeta Gjoni, Andrea Gjoni dhe Amantia Gjoni, në vlerën 6.525.732 lekë vendim i cili është ekzekutuar dhe pala e paditur është dëmshpërblyer.
  3. Kundër vendimit të apelit nuk kanë qenë dakord palët paditëse Luljeta Gjoni etj dhe pala e paditur shoqëria e sigurimeve ka ushtruar të drejtën e Rekursit në Gjykatën e Lartë.
  4. Gjykata e Lartë me vendimin Nr 00-2016-1996 datë 16.06.2016 ka vendosur ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e cila ka vendosur pranimin e kërkesë-padisë në vlerën 18,214,135 lekë.
  5. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetësja Luljeta Gjoni. Ndërkohë në datë 28.06.2016, merret dijeni me anë të shkresës nr. 1616/1 prot datë 28.06.2016 se shtetësja Luljeta Gjoni, ka ndërruar jetë në datë 03.07.2013, ndërkohë që vendimi i gjykates së Apelit është në datë 22.07.2013, dhe vendimi i Gjykatës së Lartë daton në 16.06.2016. Pra janë zhvilluar të dy shkallët e gjykimit, sikur pala paditëse të ishte ende gjallë.
  6. Shoqëria e sigurimeve nuk ka qenë në dijeni të faktit që personi ka ndekur, pasi ky fakt duhet të ishte bërë i ditur Gjykatës nga palet në gjykim dhe avokati i tyre përfaqësues Z. ARTJON PASHOLLARI, i cili ka qenë në dijeni të këtij fakti dhe është fshehur prej tij në çdo shkallë gjykimi, Apel dhe Gjykatë të Lartë.
  7. Ky fakt është fshehur nga palet në gjykim në bashkëpunim me avokatin e tyre Z. ARTJON PASHOLLARI me qëllimin e vetëm për të përfituar padrejtësisht një shumë më të lartë dëmshpërblimi, pasi nëse shtetësja do ishte gjallë, do përfitonte një shumë më të lartë dëmshpërblimi, sesa po të kishte vdekur. Fakti që shtetësja ka vdekur nuk është bërë i ditur qëllimisht, duke konsumuar elementet e veprës penale ‘’Mashtrim në Sigurime’’.
  8. Si rrjedhojë e kësaj vepre penale, shoqërisë së sigurimeve i është shkaktuar një dëm ekonomik, në shumën 12,000,000 lekë. Sipas aktit të ekspertimit të përgatitur nga eksperti i caktuar nga gjykata në gjykimin në shkallë të parë është bërë edhe llogaritja e shpenzimeve për përkujdesje, të nevojshme për paditësen Luljeta Gjoni, referuar gjendjes së saj  shendetësore duke konsideruar që paditësja të ketë nevoja të vazhdueshme për asistencën e një personi 24 orë, pa ndërprerje.

  1. Të ndodhur para faktit që paditësja Luljeta Gjoni ka humbur jetën në datë 03.07.2013, shpenzimet e përkujdesjes të cilat janë njohur edhe në vendimin e datë 16.06.2016 të Gjykatës së Lartë nuk duhet të ishin marrë në konsideratë pasi paditësja rezulton që ka vdekur dhe shpenzimet do llogariteshin deri në datën 03.07.2013, dita që ajo ka vdekur. Për më tepër, nga vlera totale e përcaktuar në dispozitivin e vendimit duhet të ULET  edhe dëmi jopasuror dëmi moral dhe ekzistencial.
  2. 10.Për më tepër, palet dhe avokati i tyre Z. ARTJON PASHOLLARI që është në dijeni të ligjit duhet të paraqesin në gjyq dëshminë e trashëgimisë, për të përcaktuar se cilët do ishin trashëgimtarët ligjorë që do të përfitonin shumën e dëmshpërblimit. Nga ana e shoqërisë është depozituar kërkesa për rishikim pranë Gjykatës të Lartë më datë 08.07.2016 si dhe kërkesë për pezullim të ekzekutimit të vendimit pranë kësaj gjykate, kërkesë që ende nuk është marrë në shqyrtim për shkak të zvarritjeve procedurale.
  3. Gjithashtu është bërë kallzim penal në Prokurori për shtetasit Andrea Gjoni, Amantia Gjoni dhe avokatin e tyre Artion Pashollari, duke kerkuar fillimin e procedimit penal për  veprën  penale  të  “Mashtrim ne sigurime‘’ parashikuar  nga  neni  145  i  K.P. Sqarojme se në date 30.08.2017 shoqëria përmbarimore Enuar V. Merko, ka paraqitur kërkesë për ekzekutim vullnetar  për kreditorin Amantia Gjoni. Më datë 30.08.2017 jemi drejtuar shoqërisë përmbarimore, duke i kërkuar të pezulloje veprimet përmbarimore pasi kemi paraqitur kërkese për pezullim në Gjykatë të Lartë.
  4. Prokuroria ka bërë sekuestrimin e dosjes origjinale sipas kallëzimit të referuar nga policia e Tiranës. Pavarësisht vendimit të Prokurorisë, dhe në mungesë të dosjes origjinale përmbaruesi ka lëshuar urdhër egzekutimi të detyrueshëm duke bllokuar të gjitha llogaritë bankare të shoqërisë së sigurimeve. Përsa më sipër i jemi drejtuar me shkresë Ministrisë së Drejtësisë për denoncimin e rastit flagrant më siper për konsumimin e veprës penale mashtrimin në sigurime në bashkepunim dhe dëmin e shkaktuar ndaj shoqërisë së sigurimit.Me sa duket vendi ynë është i tillë që të gjallët vdesin për të fituar të drejtën në gjykatë, ndërsa avokati për të fituar para "ngjall" të vdekurin në gjykatë. A do të shërbejë vallë procesi i vetingut për të bërë të mundur që këto gjëra të mos ndodhin më? E frikshme ta vësh dorën në zjarr... Ndoshta duhet t'i themi "suksese në jetë" sistemit.