Jeta Osh Qef
Home

Ky është vlonjati i tmerrshëm që "çmendi" karabinierët, sa kg heroinë kishte në makinë
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 12.09.2017, 23:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në dalje të qytetit Biscione, teksa lëvizte me një makinë ku kishte fshehur rreth 1 kilogram heroinë. Në pranga ka përfunduar Dritan Mehmetaj 28 vjeç, nga Vlora.

Sipas mediave vendase, shqiptari po udhëtonte në drejtim të Francës me një makinë tip ‘Fiat’ në autostradën A10. Pasi ka pikasur forcat e policisë, shqiptari ka shtuar shpejtësinë, por policia e ka ndjekur.

Pasi ka parë se nuk kishte shpëtim, 28-vjecari ka braktisur makinën në dalje të qytetit Biscionen dhe ka vrapuar në këmbë. Policia e ka ndjekur, ndërsa ka qëlluar edhe në ajër me armë për të paralajmëruar shqiptarin.

Pas kësaj ai u arrestua në pranë Ventimiglia. Në momentin e arrestimit, Mehmetaj tha se ishte rumun dhe paraqiti një dokument identifikimi fals.

Pas kontrollit të ushtuar atij iu gjetën në makinë rreth 1 kilogram heroinë e cila kap vlerën prej 300 mijë eurosh në treg./ BW