Jeta Osh Qef
Home

Kuvendi miraton kabinetin e ri, 51 vota kundër qeverisë "Rama 2"
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.09.2017, 07:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
kuvendiKuvendi i Shqipërisë ka miratuar kabinetin e ri qeverisës "Rama 2".

Në Kuvend, kabineti “Rama 2” u votua me 78 vota “pro” dhe 51 “kundër”, duke pasur kështu shumë skeptikë për punën e kësaj qeverie.

Për miratim u hodh programi qeverisës i kabinetit të dytë të Ramës. Pas thuajse 24 orë debateve, që nisën të martën në orën 9:00 dhe ku programi dhe projekti i qeverisë socialiste u debatua, u kritikua, u sulmua ashpër nga opozita, me shumicën e votave, mazhoranca arriti ta miratojë edhe atë sot në orën 7:00.