Jeta Osh Qef
Home

Mbi 40 të vdekur, çfarë pritet të ndodhë pasi Irma të qetësohet?
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.09.2017, 07:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Të paktën 10 persona kanë ndërruar jetë në Kubë si pasojë e efekteve të uraganit Irma. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të mbrojtjes civile kubane. Pjesa më e madhe e njerëzve kanë ndërruar jetë për shkak të rënies së disa ndërtesave.

Në total, numri i personave që kanë ndërruar jetë nga ky uragan i fuqishëm ka shkuar në 45, 10 prej të cilëve nga Kuba, 28 nga ishujt Karaibe dhe shtatë në Florida (të paktën deri tani).

Por ajo që të gjithë po pyesin është: Çfarë do të ndodhë në vend pasi Irma të largohet?

Shtëpia e Bardhë tha të hënën që lamë pas se do të duhen javë të tëra për të kthyer energjinë elektrike në të gjithë Floridën, pas shkatërrimit nga uragani, si pasojë e së cilit më shumë se gjysma e shtetit ka ngelur pa elektricitet.

"Do t'ju kërkoja njerëzve të jenë shumë të duruar. Mund të jenë shumë shtëpi pa energji elektrike për javë e javë të tëra", - tha Tom Bosset, asistent i presidentit për sigurinë dhe antiterrorin.

Ky do të jetë problemi kryesor me të cilin do të hasen të prekurit nga uragani i fortë, por nuk shmangen as problemet e shkaktuara nga përmbytjet dhe gjithë pasojat e tjera negative.